HRWebApp e mbledh vetë prezencën e çdo dyqani dhe ua kthen të gatshme: kush erdhi, kush mungoi, kush vonoi dhe sa orë u punuan. Punonjësit regjistrohen te lexuesi i dyqanit ose me një prekje në telefon — pjesa tjetër bëhet vetë.
Sistemi i merr vetë të dhënat nga pajisjet e dyqaneve dhe nga telefonat e punonjësve, i llogarit sipas turnit të secilit dhe i shfaq si prezencë, vonesa, mungesa dhe orë shtesë. Ju hyni vetëm kur doni të shihni ose të miratoni diçka.
Me gisht ose kartë te lexuesi i dyqanit, ose me një prekje në telefon. Pa fletë dhe pa regjistra me dorë.
Çdo hyrje dhe dalje shkon menjëherë te sistemi qendror, edhe nëse dyqani mbetet pa internet për një kohë.
Orët e punës, vonesat, mungesat, orët shtesë dhe lejet llogariten vetë, sipas turnit dhe planit të secilit.
HR-i merr raportet e gatshme, menaxheri sheh dyqanin e vet, punonjësi sheh orët dhe lejet e veta.
| Data | Dyqani | Punonjësi | Departamenti | Turni | Hyrja | Dalja | Orë Pune | Statusi |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 10.9.2026 | Tirana Center | Arben Hoxha | Shitje | 08:00-16:00 | 07:58 | 16:04 | 8h 06m | Normal |
| 10.9.2026 | Tirana Center | Elira Meta | Shitje | 08:00-16:00 | 08:17 | 16:00 | 7h 43m | Vonesë |
| 10.9.2026 | Durrës Mall | Kristi Dema | Magazina | 09:00-17:00 | - | - | 0h 00m | Mungon |
| 10.9.2026 | Durrës Mall | Sara Kola | Financa | 09:00-17:00 | - | - | 0h 00m | Me Leje |
| 10.9.2026 | Vlora Port | Genti Shehu | IT | 08:00-16:00 | 07:50 | 18:30 | 10h 40m | Orë Shtesë |
| Punonjësi | Dyqani | Departamenti | Ditë Mungesë | Nga | Deri | Orë të Humbura | E Përsëritur |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Kristi Dema | Durrës Mall | Magazina | 4 | 2.9.2026 | 9.9.2026 | 32h 00m | Po |
| Sara Kola | Durrës Mall | Financa | 3 | 4.9.2026 | 10.9.2026 | 24h 00m | Po |
| Dritan Basha | Shkodra | Shitje | 2 | 5.9.2026 | 8.9.2026 | 16h 00m | Jo |
| Elira Meta | Tirana Center | Shitje | 1 | 7.9.2026 | 7.9.2026 | 8h 00m | Jo |
| Genti Shehu | Vlora Port | IT | 1 | 9.9.2026 | 9.9.2026 | 8h 00m | Jo |
Dashboard-i i HRWebApp — pamje nga sistemi aktual.
Raporti i Prezencës Ditore me filtra, KPI dhe eksport Excel / PDF / Print.
Raporti i Mungesave — ditë mungese, orë të humbura dhe mungesat e përsëritura.
Prezenca, lejet, turnet, stafi dhe pagat në një vend, me 22 raporte të gatshme që eksportohen në Excel ose PDF. Secili përdorues sheh vetëm atë që i takon rolit të tij.
Statusi i stafit, prezenca ditore, regjistrim manual dhe monitorimi për administratorin, me alerte për mungesat dhe vonesat e ditës.
Prezencë ditore e mujore, sipas dyqanit, check-in/out, mungesa, vonesa, orë shtesë, plan vs real, lejet, turnet dhe audit log.
Planet e punës, oraret, grafiku mujor, mbulimi i stafit dhe konfliktet e turneve përpara se të ndodhin.
Punonjësi dërgon kërkesën, menaxheri e miraton, sistemi mban bilancin e lejeve dhe e reflekton në prezencë.
Komponentët, taksat dhe rregullat konfigurohen një herë; llogaritja bëhet për periudhë, me kosto sipas dyqanit.
Çdo modul ka të drejta të veçanta shikimi, ndryshimi, miratimi dhe aksesi mobil, të caktuara për rol.
Puna që sot bëhet me fletë, telefonata dhe Excel, bëhet një herë të vetme — automatikisht, në momentin që ndodh.
Hyrje dhe dalje me një prekje, me pozicionin e regjistruar dhe pa nevojë për internet të vazhdueshëm. Menaxheri sheh stafin e vet dhe miraton lejet nga i njëjti aplikacion, punonjësi sheh orët dhe lejet e veta.
Nuk ju duhet të ndërroni lexuesit që keni. Sistemi lexon vetë regjistrimet nga markat më të përhapura të prezencës dhe të kontrollit të hyrjes, pa i prekur ato dhe pa ndërprerë programin që përdorni sot.


Çdo pajisje regjistrohet me dyqanin e vet dhe me qëllimin: prezencë (hyrje/dalje) ose kontroll i hyrjes. Instalimin dhe lidhjen me pajisjet i bëjmë ne.
Prezenca mblidhet vetvetiu dhe raportet dalin me një klikim — nuk mblidhen më fletët e dyqaneve dhe nuk rishkruhet asgjë në Excel në fund të muajit.
Asgjë nuk humbet. Regjistrimet ruhen dhe dërgohen vetë sapo lidhja kthehet.
Jo. Sistemi punon me lexuesit që keni. Nëse një dyqan nuk ka pajisje, punonjësit regjistrohen vetëm nga telefoni.
Jo. Sistemi vetëm lexon regjistrimet; programi i prodhuesit vazhdon të punojë si më parë.
Jo. Secili sheh vetëm atë që i takon: punonjësi orët dhe lejet e veta, menaxheri dyqanin e tij, HR-i të gjithë kompaninë.
Instalimin, lidhjen me pajisjet dhe trajnimin e stafit i bëjmë ne. Ju nuk keni nevojë për staf teknik.
Na shkruani sa dyqane dhe sa punonjës keni dhe çfarë pajisjesh janë të instaluara. Ju kthejmë përgjigje me një demo të drejtpërdrejtë ose me një diskutim teknik për integrimin.
Ju kontaktojmë brenda një dite pune në adresën që latë.